Një video amatore e publikuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, shfaq momentin kur treni i ushtrisë ruse hidhet në erë nga ukrainasit.“Gjatë natës së 27 dhjetorit, një shpërthim ndodhi në stacionin e trenit në Voskresensk të rajonit të Moskës, ku u shkatërruan vagonët e trenit që përdorej për t’i ofruar mbështetje logjistike forcave pushtuese ruse”, thuhet në kumtesën e inteligjencës ukrainase.
Edhe më herët trenat rusë ishin cak i sulmeve ukrainase, pasi Kremlini i përdor për të transportuar municion dhe pajisje tjera në rajonet e pushtuara ukrainase.