Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, akuzon Ukrainën se po shantazhon perëndimin me kërkesën për të lejuar sulmet brenda Federatës.
Gjithashtu kërcënon Perëndimin duke thënë se Moska po rregullon doktrinën e saj për armët bërthamore.
“Ky është shantazh. Është një përpjekje për të pretenduar se Perëndimi dëshiron të shmangë një rritje të madhe të tensioneve. Por e vërteta nuk është kjo. Perëndimi nuk dëshiron që të shmangë rritjen e madhe të tensioneve. Siç themi ne në Rusi, Perëndimi po kërkon telashe. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ne kemi doktrinën tonë, përfshirë atë për përdorimin e armëve bërthamore, e cila meqë ra fjala, po rregullohet aktualisht. Përfaqësuesit amerikanë e dinë shumë mirë këtë. Nuk do shtoj gjë tjetër, por vetëm të kujtoj atë që presidenti ynë e ka thënë me kohë dhe po e konfirmoj edhe njëherë: ju po luani me zjarrin. Vendet perëndimore po luajnë si fëmijë të vegjël me shkrepëse. Kjo është shumë e rrezikshme.”
/a.r