Ukraina merr qytetin rus, Lukashenko kërcënon NATO-n: Nëse preket kufiri jonë, do bëjmë luftë totale

“Nëse kufiri shtetëror i Bjellorusisë do të preket atëherë do të kemi luftë totale”. Kështu është shprehur Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë për televizionin rus.

“Nëse kufiri shtetëror i republikës shkelet, përgjigja do të jetë e menjëhershme. Ne nuk duam një përshkallëzim dhe nuk duam një luftë kundër të gjithë NATO-s. Ne nuk e duam këtë. Por nëse ata e bëjnë, atëherë ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Lukashenko, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.

Minsku sipas Lukashenkos nuk do të aktivizojë armët bërthamore, nëse askush nuk shkel kufirin shtetëror të Shtetit Federal të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas tij, në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Rusia do të prezantojë menjëherë njësitë e saj në territorin e Bjellorusisë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit rus të Sudzha, më shumë se një javë pasi forcat e tij filluan një inkursion ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com