Ukraina mbyt anijen amfibe ruse, shpërthime në Detin e zi, Rusia vret fëmijë në sulmin raketor

Ukraina i jep një tjetër goditje të fortë Rusisë në Detin e Zi. Siç bëjnë me dije mediat në Kiev, dronët detarë shënjestruan anije ruse pranë gadishullit të aneksuar të Krimesë duke dëmtuar dhe mbytur një prej tyre. Video të postuara në telegram, tregojnë kolona të mëdha tymi teksa po raportohet se ka pasur shpërthim të municioneve që gjendeshin në anije.

Ligjvënësi ukrainas Oleksiy Honcharenko deklaroi se ishte mbytur anija e madhe amfibe Tsezar Kunikov, e cila kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake të Rusisë në Gjeorgji ne 2008. Kievi zyrtar i cili rrallë pranon sulmet kundër objektivëve rusë, nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Rusia bëri me dije më herët se mbrojtja ajrore kishte  shkatërruar 9 dronë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonet e Belogorod dhe Voronezh, e po ashtu mbi detin e zi.

Në dhjetor, një raketë kruz e Ukrainës, goditi një tjetër anije të madhe të Moskës në Krime, duke vrarë një person.

Sakaq, Moska ndërmori një breshëri sulmet raketore në rajonin e Donetsk duke vrarë tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, e duke plagosur dhjetëra të tjerë, në qytezën e Selydove. Një spital dhe godina banimi u dëmtuan në sulm.

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin tha në telegram se100 pacientë ishin evakuuar në gjatë natës, pas dëmtimit të spitalit nga raketat ruse. Ai postoi imazhe të dritareve të shpërthyera, mureve të shkatërruara dhe rrënojave brenda asaj qe duket të jetë një qendër mjekësore.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com