Pak orë pasi mbrojtën në Tiranë për të tretën herë kolegen Olta Xhaçka, deputetët socialistë u zhvendosën në Elbasan për të marrë udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Rritja e aktivizimit në Parlament deri te komunikimi në rrjetet sociale do të jenë shtylla kryesore të vlerësimit të performancës të të zgjedhurve socialistë.
Tik Tok është një nga platformat ku parlamentarët duhet të jenë më të pranishëm, si një nga mjetet e komunikimit më me shumë ndjekës.
Gjithashtu pritet që deputetë e mazhorancës do të jenë më shumë të pranishëm në studiot televizive, por duke u treguar të kujdesshëm që mesazhet politike të jenë të unifikuara.
Kryeministri Rama ju bashkua deputetëve të tij vetëm për drekë me një detyrë që për të arritur objektivin e mandateve duhet që të bëjnë për vete edhe elektoratin gri, i cili sipas sondazheve të selisë rozë ndër vite ka ardhur në rritje.
Nismat e qeverisë dhe dy komisionet e posaçme parlamentare, antikorrupsioni dhe dezinformimi duhet të jenë në funksion të integrimit.
Pavarësisht se Erion Braçe është shprehur i pakënaqur me mungesën e bashkëpunimit të disa institucioneve. Pavarësisht bojkotit të opozitës mazhoranca, nëpërmjet kryenegociatores Majlinda Dhuka ka vendosur si objektiv që brenda këtij viti të nisi hapja e kapitujve të parë me BE.