Karabinierët italianë arrestuan sëfundmi një 59-vjeçar, i cili i fshihej drejtësisë që prej vitit 2014 ku ishtë dënuar për trafik droge dhe evazion fiskal.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u kap në Pozallo teksa po hipte në një traget dhe u dërgua në komisariatin e policisë.
Pas bërjes së verifikimeve përkatëse, ai u dërgua në Ragusa ku edhe do të vuajë rreth katër vite burg të dhënë nga gjykata e Monzas në vitin 2014.
Shqiptari i fshihej drejtësisë prej vitesh, por duket se ai ishte dhe udhëtimi i fundit për të.
/a.r