Ua bëri shtëpinë burg nënës, gruas dhe vajzës/ Jeton Zhaboli shtrohet në spitalin psikiatrik

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se vendimi u mor pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Ai arrestua pas denoncimit fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa mbante mbyllur në banesë prej të paktën 1 viti dhe i monitoronte me kamera nënën, gruan dhe vajzën e tij. Gjithashtu, i riu kishte vendosur edhe bllokues valësh në banesë në mënyrë që të evitonte kontaktin e tyre me persona të tjerë.

Për shkak të situatës, gruaja e kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com