U zunë për rrjetet sociale/ Zbardhet dinamika e ngjarjes që i mori jetën 14-vjeçarit! Sherri nisi gjatë pushimit të gjatë, autorët pritën që të mbaronin mësimin dhe…

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qendër të Tiranës, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga bashkëmoshatarë të tij, ndërsa një tjetër i mitur mbeti i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës.

Gazetari i News24 Igli Çelmeta duke raportuar për ngjarjen tha se konflikti ka nisur në mjediset e shkollës mes 3 të miturve, nxënës në shkollën Fan Noli, por ka ndërhyrë oficeri i sigurisë.

Referuar të dhënave, konflikti mes të miturve ka nisur për shkak të rrjeteve sociale.

Gazetari Çelmeta bëri të ditur se oficeri i sigurisë nuk e ka raportuar këtë konflikt mes 3 të miturve në shkollë, duke menduar se ishte mbyllur.

“Autori i dyshuar dhe viktima janë zënë gjatë pushimit dhe janë nxënës të “Fan Nolit”. Ka ndërhyrë oficeri i sigurisë i shkollës dhe është shuar konflikti, por një nga autorët e dyshuar ka lajmëruar shokët e tij nga një shkollë tjetër në Sauk të cilët kanë ardhur te shkolla “Fan Noli”. Kur ka përfunduar mësimi të miturit e tjerë kanë pritur shokun e tyre sapo ka përfunduar mësimi dhe kanë pritur kur kanë dalë nga shkolla viktima dhe i plagosuri (shokë me njëri-tjetrin) dhe i kanë sulmuar me thikë.

Policia nuk është njoftuar nga shkolla për sherrin e parë kur ka ndodhur konflikti gjatë pushimit të gjatë në oborrin e shkollës, pasi e kanë shuar aty për momentin duke mos menduar që situata do të rëndohej”, tha gazetari Çelmeta.

Gazetari Çelmeta, referuar të dhënave policore, tha se viktima dhe i plagosuri janë sulmuar fizikisht dhe më pas janë goditur me thikë.

“Viktima ka marrë 6 goditje me thikë, ndërsa i plagosuri dy goditje. Gjithashtu një prej të miturve që dyshohet se ishte në anën e agresorëve ka mbetur i plagosur në dorë dhe ndodhet në një spital privat për kurim”, tha gazetari Çelmeta.

Policia ka shoqëruar 5 persona në orët e pasdites, ndërsa autori i dyshuar i krimit është në të njëjtën shkollë me viktimën dhe të plagosurin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com