Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja regjistruar pasditen e sotme (24 shtator) në zonën e Vorës, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se personat e përfshirë në konflikt nuk janë nga Vora, por kanë shkruar aty pasi kishin lënë një takim për të sqaruar me njëri-tjetrin një konflikt që kishin.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, mes dy personave me iniciale A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, që po lëviznin me një mjet Golf 5 dhe një shtetasi që lëvizte me një BMW.
Dyshohet se sherri mes tyre ka të bëjë me një çështje borxhi. Po ashtu, pasi janë takuar, dyshohet se shtetasi me iniciale J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW” ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 31-vjeçarit që qëlloi me armë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volksëagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMË”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMË” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.