U zëvendësua nga shqiptarja/ Pse CEO i OpenAI u pushua në mënyrë të rrufeshme, dyshohet se gënjeu kompaninë

Sam Altman, CEO i OpenAI, u shkarkua. Lajmi, një rrufe në qiell për universin BigTech, u publikua mbrëmjen e së premtes, me një shënim nga kompania e specializuar në kërkimin dhe zhvillimin mbiinteligjencën artificiale (AI).

Chatbot ChatGPT, më i njohuri dhe i aftë për të shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregun ndërkombëtar (dhe jo vetëm në treg), është puna e kësaj kompani vizionare, e themeluar në dhjetor 2015 nga shkencëtarë dhe sipërmarrës. Midis tyre shquhet manjati amerikan i natyralizuar nga Afrika e Jugut Elon Musk – njeriu më i pasur në botë – dhe vetë Sam Altman, një shkencëtar kompjuteri jo i diplomuar, i cili ai mori përsipër kompaninë në vitin 2020, pasi la rolin e tij si president në Y Combinator.

Arsyet pse u pushua nga puna Altman janë mjaft të fshehta, por është e sigurt që bordi i drejtorëve të kompanisë humbi besimin tek ai. Në deklaratën e publikuar në portalin e kompanisë, vendimi është marrë pas një procesi shqyrtimi konsultativ nga bordi, në të cilin është konstatuar se CEO “nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin”. Për këtë arsye besimi në të humbi.

Në praktikë, dera iu përplas në fytyrë sepse ai dyshohet se ka gënjyer, fshehur ose ndryshuar informacione, edhe nëse konteksti nuk është specifikuar. Megjithatë, nuk mungon falënderimi tradicional për punën e çmuar të kryer për kompaninë, si një prej themeluesve siç edhe ai ishte. “OpenAI u strukturua qëllimisht për të çuar përpara misionin tonë: për të siguruar që gjithë njerëzimi të përfitojë nga inteligjenca e përgjithshme artificiale. Bordi mbetet plotësisht i përkushtuar për t’i shërbyer këtij misioni. Ne jemi mirënjohës për kontributet e shumta të Sam në themelimin dhe rritjen e OpenAI. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se lidershipi i ri është i nevojshëm për të ecur përpara.”

Përveç shkarkimit të Altman, bordi i drejtorëve të OpenAI njoftoi gjithashtu emrin e pasuesit të përkohshëm, Dr. Mira Murati, e cila prej vitit 2018, mbante rolin e Shefit të Teknologjisë (CTO) brenda kompanisë. Inxhinierja me origjinë shqiptare, Murati u diplomua për herë të parë në Kolegjin prestigjioz Pearson UWC në Kanada dhe më vonë mori një diplomë bachelor në inxhinieri mekanike nga Kolegji Dartmouth dhe një tjetër në art nga Kolegji Colby, SHBA.

“Si drejtuese e funksioneve të kërkimit, produktit dhe sigurisë së kompanisë, Mira është jashtëzakonisht e kualifikuar për të marrë rolin e CEO-s së përkohshëm. Ne kemi besimin maksimal në aftësinë e saj për të udhëhequr OpenAI gjatë kësaj periudhe tranzicioni,” shpjegoi bordi. Është e paqartë se sa do të zgjasë mandati i saj dhe kur do të shpallet drejtuesi i ri./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com