U vra nga shoku i tij për orën “Rolex”, e shkuara tragjike e 16-vjeçarit! Rrëfehet e ëma: I ati u ekzekutua në sy të Mariglenit

Liljana Gjonaj, nëna e Mariglen Gjonajt, i cili u vra nga shoku i tij Kristjan Cenaj, ka rrëfyer detaje nga jeta 16-vjeçarit, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas vdekjes, më 2022-shin, në Fushë Kuqe.

Pjesë nga intervista:

Liljana Gjonaj: Dha shpirtin e vet në mënyrën më makabre, shpresoj të zbardhet çdo gjë.

I kam parë intervistat e babit të autorit, jam ndjerë keq sepse asnjë dëshmi e tij, duke filluar edhe nga ditëlindja e te birit.

Ai ishte fëmijë shumë i qetë dhe dhuronte vetëm dashuri.

Unë si prind jam mundur ti jap vetëm edukatë e dashuri, të jetë shembull.

Jeta në shkollë derisa mbaroi klasën e 9-të çdo gjë shkoi mirë, kur erdhi koha për ta kaluar në gjimnaz më tha që dua të merrem me sport. E ndava nga gjimnazi ku ishte i vëllai, me shoqërinë ka kaluar shumë mirë. Jam interesuar dhe shkoja shumë shpejt, isha babë e nënë për të. Shkonte në boks rregullisht, më thoshte mami do të bëhem kampion.

Humbjen e babait si e përjetoi?

Keq e përjetoi, sepse është vrarë në sy të Mariglenit dhe Klajdit, djalit të madh.

I thosha mos u mërzit, kështu është jeta, s’kemi çfarë bëjmë. Nuk i ushqeva fëmijët të bënin vrasje. Djali im rrinte në konvikt dhe interesohesha tek kujdestaret. Ka pasur shoqëri të mirë.

E kujtoni ditën e zhdukjes së tij?

Marigleni doli në mëngjes, i thashë mirë Kur erdhi tek shtëpia i pashë varësen dhe orën, për orën mendova se është e thjeshtë, E pyeta për varësen më tha është e një shoku të vëllait, mua s’më pëlqeu, i thashë “Kujdes dhe në orën 9 të dua këtu”. Do ikte në mbrëmje shkolle, mori makinën e të vëllait.

Marigleni është shoqëruar me djem më të mëdhenj se ai në moshë, mendon se mund të jetë manipuluar nga ata?

Klajdi erdhi me pushime dhe i tha dikush “Shihe Mariglenin se po shoqërohet me Kristjan Cenin”, njihej si problematik në shoqëri. Për këtë arsye i hoqa dhe telefonin. Djali mu përjashtua nga shkolla në Durrës dhe e mora në Mamurras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com