U vra në protestë 13 vite më parë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për Aleks Nikën

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit. Përmes tij, Rajmonda Nika kundërshton vendimin e SPAK, që kaloi për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin e bërë nga familjarët ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndre Prendi.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për dy vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të një viti më parë, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Gjykata Europiane të së Drejtave të Njeriut në Strasburg e konsideroi 21 janarin krim shtetëror dhe u kërkoi autoriteteve shqiptare të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e Aleks Nikës, një prej katër protestuesve të vrarë më 21 janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Strasburgut, hetimi i vrasjes së Aleks Nikës kishte qenë jo efektiv, pasi nuk kishte përcaktuar të vërtetën apo çuan në identifikime ndëshkim të përgjegjësve. Gjykata europiane listonte me tej një sërë mangësish në hetim, që sipas saj ngjallnin se autoritetet shtetërorë ishin përpjekur ta devijonin hetimin.

Në Strasburg familjarët e tij pretenduan se hetimi për të kishte qenë jo efektiv. Pas shqyrtimit të çështjes, një trupë prej shtatë gjyqtarësh të Strasburgut vlerësoi dy shkelje nga drejtësia shqiptare të nenit të Konventës Europoane të të Drejtave të Njeriut që flet për të drejtën e jetës dhe për një hetim.

Në ceremoninë përkujtimore në 21 janar të këtij viti xhaxhai i Aleks Nikës kërkoi drejtësi nga SPAK-u për nipin e tij të vrarë në bulevard. Në fjalën e tij Mark Nika tha se vendimi i Strasburgut pohoi të gjitha pretendimet e tyre dhe i ktheu shpresën për drejtësi që fajtorët të dënohen.

“Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të djalit tonë Aleksit, ky përvjetor i 13-të vjen me një lajm të mirë e të shumëpritur. Ky lajm është vendimi i gjykatës së Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon të gjitha pretendimet tona. Pohon shmangien kriminale që është bërë hetimit të vrasjes së Aleksit. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Që drejtësia e trembur dhe e kapur duke lënë jashtë përgjegjësit e vrasjes së qytetarëve të pafajshëm”.

Sipas tij vrasja e 4 protestuesve në bulevard lindi e zbardhur para kamerave, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Berisha se fshehu dhe manipuloi provat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com