Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, u vetëplagos me armën e shërbimit.
Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa i riu po pastronte armën e shërbimit.
Gjithashtu bëhet me dije se gardisti është shoqërues i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi polica për ngjarjen./m.j