U vetëhodh nga lartësia, ndërron jetë në spital 58-vjeçari në Tiranë

E rëndë në Tiranë. Një 58-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese, për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se 58-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com