U tall me vrasjen e 14-vjeçarit, “gjuajtësit” i ‘vijnë mendtë’ pas procedimit nga policia: I kërkoj falje shqiptarëve

Një video skandaloze ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një adoleshent është tallur me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Adoleshenti që u procedua sot dhe me banim në SHBA deklaronte në video se “mirë ia bënë”, ndërsa ai cilësohej nga personat rreth tij si “gjuajtës”.

Menjëherë pas publikimit të videos, i mituri është proceduar penalisht edhe nga policia.

Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve.

“Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë i mituri në mesazhin e tij për JOQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com