Videoja e Eglës në një dhomë të bardhë që mendohet se është pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” po qarkullon kudo dhe pikëpyetjet janë pafund. Disa aludojnë se aktorja nuk është skualifikuar nga loja dhe është mbajtur në këtë dhomë që nga dita e djeshme, ndërsa disa të tjerë besojnë se e gjitha është një gënjeshtër e produksionit për 1 Prillin.
Megjithatë dyshimeve ju shtua edhe një deklaratë e bërë gjithashtu nga një tjetër ish-konkurrente e cila pretendon se e ka takuar më herët aktoren pas daljes nga shtëpia. Ledjona Xheladinaj ka reaguar sërish duke i bërë thirrje personit që e ka filmuar të nxjerrë videon e tyre.
“U takuam apo s’u takuam. Kjo është çështja. Dikush që ka videon ta nxjerrë tani ose të heshtë përgjithmonë. Nejse më mirë po citoj Galileon: “E megjithatë rrotullohet”, shkruan ajo.