Është përcjellë sot për në banesën e fundit vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo, Eva (Evanthia) Tavo, e cila humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik, në Maqedoninë e Veriut.
Në Jorgucat të Gjirokastrës me dhjetëra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën 24-vjeçares të cilës iu pre jeta në kulmin e rinisë, mbrëmjen e së martës. Dhimbja për familjen dhe të afërmit bëhet edhe më e madhe për shkak se kjo nuk ishte tragjedia e parë në familjen e Vangjel Tavos.
Disa vite më parë edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba, është ndarë nga jeta tragjikisht. Lidhur me vdekjen e 24-vjeçares në lule të rinisë reaguan dhe disa figura të njohura të shoëbizit shqiptar.
Dy prej tyre kanë qenë Xhensila Myrtezaj dhe Alban Skënderaj të cilët e kanë përshkruar Evën si një vajza të dashur dhe të ëmbël.
Eva Tavo, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. 30-vjeçarja ishte pasagjere në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte në autostradën “Nënë Tereza” me drejtim nga Tetova për në Shkup.
Makina e cila drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M doli nga rruga në fshatin Llaskarcë dhe si pasojë humbi jetën në vend e reja shqiptare, ndërsa shoferi mbeti i plagosur.
Nga mbërritja e ekipeve mjekësore, të cilët bënë me dije se 24 vjeçarja humbi jetën menjëherë nga plagët e marra. – “Me datë 28.11.2023 në ora 14:00 në SVR-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në zonën e fshatit Llaskarcë, automjeti “Audi” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar V.M (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nga mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Shoferi i VM është lënduar rëndë”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares e dha vetë ish-deputeti Vangjel Tavo. Përmes një postimi në rrjetet sociale Tavo dha lajmin e rëndë për vdekjen e së bijës.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkroi ai, teksa këto janë edhe pamjet që afrohen nga Jorgucat ku iu dha lamtumira e fundit 30-vjeçares.