Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim u shpall edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët u arrestuan në Lezhë.
Teksa bashkangjisin foton dhe detajet fizike të Stresit, autoritetet kosovare kërkojnë ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.
Pas njoftimit, Stresi ka reaguar menjëherë duke e cilësuar vendimin e Policisë si qesharak.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”,-ka thënë Stresi në postim.