U shfaq në kopertinën e Forbes! A ra pre e një mashtrimi të madh Alketa Vejsiu, eksperti: Shpresoj mos të ketë paguar shum

Vetë Alketa tha se kishte realizuar një ëndërr.

Lajmi i daljes së moderatores Alketa Vejsiu “në kopertinën e “Forbes England” është pasqyruar nga të gjitha mediat shqiptare dhe nga ajo vetë gjithashtu.

Normalisht do të ishte një lajm i mirë kur një shqiptar arrin të jetë në faqen e parë të një reviste prestigjioze.

Por duket se faqja është një mashtrim (Scam). Alketa nuk ka dhënë më asnjë reagim lidhur me lajmin se Forbes, që e nxori atë në kopertinë si një nga vajzat më të suksesshme në fakt ishte një mashtrim i madh.

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj shpjegon:

“Shpresojmë që Alketa nuk ka paguar shumë para për publikimin e një artikulli të tillë promovues. Pse faqja është një mashtrim:

“Faqja është regjistruar më 14.05.2023 (pra duket se kemi të bëjmë me një faqe disa mujore). Adresa e regjistrimit dhe kontaktet janë në Indi (+91.8368645871, [email protected]) dhe jo në emrin e kompanisë Forbes.

Ëebsite ka një trafik shumë të vogël dhe nuk ka pothuajse fare vizitor. Faqja në fjalë nuk ka rrjete sociale, ndërsa dihet që Forbes i ka të verifikuara të gjitha rrjetet sociale.

Arsyeja e këtij shkrimi nuk është Znj. Alketa në vetvete, sepse kam respekt për të si personazh dhe femër të suksesshme, por është për të gjithë artistat, biznesmenët, politikanët dhe qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes me mashtrimet online” – thotë eksperti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com