U shfaq në dasmën e vajzës, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

Vetëm pak ditë pasi Michael Schumacher, u shfaq për herë të parë në “publik”, në dasmën e vajzës së tij Gina Schumacher, mediat kanë zbuluar mënyrën se si legjenda e Formula 1 komunikon me familjarët e tij pas aksidentit.

Gina Schumacher u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në vilën luksoze të familjes në Majorca, të cilën i ati e bleu për 27 milionë paund në 2017. Mysafirëve thuhet se iu ndalua të merrnin telefonat e tyre në dasmë pasi shtatë herë kampioni i F1 ishte i pranishëm dhe familja u kujdes që asnjë imazh i Schumacher të publikohej në media.

55-vjeçari ka qenë praktikisht i zhdukur nga jeta publike që nga incidenti i tij duke bërë ski në një resort në Zvicër, në vitin 2013, aksidenti që e futi atë në gjendje kome.

Një vit pas aksidentit, Schumacher doli nga koma dhe vazhdoi një fazë të gjatë rehabilitimi, por pak detaje janë zbuluar për gjendjen e tij shëndetësore që atëherë.

Ndër të paktët që kanë folur, janë ish-shefi i ekipit të Formula 1 Flavio Briatore  dhe ish-bashkëshortja e tij Elisabetta Gregoraci, të cilët zbuluan se Schumacher komunikon. “Michael nuk flet, ai komunikon me sytë e tij. Vetëm tre persona mund ta vizitojnë atë dhe unë e di se kush janë ata. Ata u shpërngulën në Spanjë dhe gruaja e tij ka ngritur një spital në atë shtëpi”, rrëfeu Gregoraci.

Gazetat spanjolle raportuan sakaq në vitin 2020 se Schumacher ishte zhvendosur në një bazë më të përhershme në vilën e Las Brisas, në jug-perëndim të Majorkës.

Thashethemet se Schumacher nuk është në gjendje të flasë u mbështetën nga djali i tij, Mick, gjatë një dokumentari të Netflix për jetën e babait të tij që u publikua në vitin 2021. Ai tha: “Unë mendoj se babi dhe unë, tani e kuptojmë njëri-tjetrin në një mënyrë tjetër”.

Përditësimi i fundit i duhur që fansat morën për Schumacher ishte në vitin 2023, kur u raportua se Schumacher kishte vozitur një makinë sportive Mercedes AMG në një përpjekje për të stimuluar zonat e trurit të tij që dikur i përdorte për gara.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com