U shfaq i lumtur te ceremonia e Trump, Mediu nuk shkon në gjyq: Jam në SHBA te mjeku

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 12 Shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, shkak u bë mungesa e ish-ministrit. Mediu u shfaq pak dite me pare ne SHBA ku pretendonte se kishte shkuar per ceremonine e trump, por sot përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

Njëkohësisht, përmes avokatit, Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak. Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes po gjykohet për dosjen “Gërdeci”, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Në seancën e fundit të zhvilluar në GJKKO u legjitimuan dy ekspertët, ndërsa avokatët e Mediut duhet të dorëzonin pyetjet e tyre lidhur me këtë akt-ekspertimi që ka në thelb kalibrat e armëve që demontoheshin në Gërdec.

Për Mediun, shqyrtimi i kësaj prove është absurd sa kohë flitet për përgjegjësi ushtarake dhe jo civile dhe nuk kanë lidhje me detyrën e një ministri. Ndërsa SPAK thotë se ai ka shpërdoruar detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjellë avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin.

Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve. Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com