U rrëzua nga objekti ku punonte dhe vdiq, policia arreston teknikun e pallatit në Tropojë

Një 44 vjeçar ka humbur jetën në punë një ditë më parë në fshatin Gri të Tropojës. Policia ka vënë në pranga sot drejtuesin teknik të objektit ku punonte 44-vjeçari.

Ai dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

44-vjeçari u rrëzua nga kati i pestë dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti për ndërtim pallati, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë në ndërtimin e një pallati në qytetin e Bajram Currit.

Ditën e djeshme, gjatë punës në këtë objekt është rrëzuar nga kati i pestë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com