U rrah me grushta me policin në Ksamil, shpallet në kërkim 28-vjeçari, arrestohet vëllai i tij

Një ngjarje e paprecedentë u shënua pasditen e djeshme në Ksamil, ku një efektiv policie dhe një qytetar u përleshën fizikisht në rrugë, pas një konflikti të çastit për gjobën.

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin Lilo Mera, 28 vjeç, ndërsa është shoqëruar në komisariat vëllai i tij i pranishëm dhe i përfshirë në këtë ngjarje.

Burime për media bëjnë me dije se 28 vjeçari, Lilo Mera bashkë me vëllain i tij, të dy nga Ksamili janë konfliktuar me dy efektivët e qarkullimit rrugor të Sarandës, pasi nuk kanë pranuar që të gjobiten për kundravajtje penale.

Ato kanë filluar që të debatojnë dhe fillimisht Mera i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave, ndërsa më pas ai  qëllon me grusht efektivin.

Punonjësi i policisë, me iniciale, A.K.,26 vjeç, kthehet dhe këtu nis edhe përleshja fizike midis tyre deri në momentin që efektivë të tjerë ndërhynë duke neutralizuar situatën e paprecedentë të krijuar.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet për në drejtim të paditur. Policia ka shoqëruar në Komisariat vëllain e Lilo Merës, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij të fundit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com