U pyet mbi 3 orë nga SPAK, flet Ralf Gjoni: Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës!

Ish deputeti i LSI-së i cili dikur ka mbajtur dhe postin e këshilltarit të Ilir Metës  Ralf Gjoni u pyet sot nga SPAK për më shumë se 3 orë e 30 minuta.

“U pyeta si person në dijeni për kohën kur kam pasur pozicione shtetërore’ tha Gjoni për gazetarët pasi doli nga SPAK, ora 13:40

Gjoni u tregua i rezervuar por saktësoi se ‘Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës’. 

Gjoni ka qenë ish këshilltar i Ilir Metës në kohën kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Pas këtij  posti, Gjoni u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asaj kohe të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike.  Ralf Gjoni ishte më poshtë të tjerëve në listë dhe nuk e kishte siguruar dot një vend në Kuvend, por kur kolegët dogjën mandatet, ai u bë pjesë e asaj që u quajt “opozita e re”.

Nga ajo kohë Gjoni nuk është angazhuar më në politikë dhe nuk është parë më në shoqërinë e Metës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com