U plagos nga policia, kreu i Shoqatës së autobusëve, korrier kokaine! AMP: Efektivët nuk kanë bërë asnjë shkelje

Eneo Sulejmanaj është personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pas një përplasjeje me policinë. Sulemanaj është edhe kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti kokaine  (i cili po transportonte 1 kg kokainë), në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Ostrenin dhe Ildi Begajn, 26 vjeç dhe 20 vjeç. Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje tre të rinjtë që dyshohen si furnizues kokaine.

Po ashtu, në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lëndë narkotike kokainë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivët të kenë kryer shkelje pasi atyre u është rrezikuar jeta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com