U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi ish-basketbollisti

Alban Kukaviqi, 60-vjeçari i cili në muajin korrik u plagos nga helika e një gomoneje, në gjirin e Shën Janit në gadishullin e Karaburunit, ka ndërruar jetë në Turqi.

60-vjeçari i cili kishte shkuar në pushime me familjen, pasi u plagos nga gomonia në këmbë, u nis drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar, por nuk i mbijetoi aksidentit të rëndë.

Alban Kukaviqi një ish-basketbollist ka humbur jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Ai do vinte një protezë, por për shkak të dobësimit nga dy operacionet e para, ai nuk arriti të mbante narkozën.

”Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës.

Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!

Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë”,- bën me dije Inspektoratit Shtetëror i Punës, ku Kukaviqi ishte punonjës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com