U përmbytën disa banesa dhe u bllokua aksi Himarë-Sarandë/ KLSH nis auditin ndaj kompanisë që menaxhon HEC-in në Lukovë dhe institucioneve përgjegjëse

Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme ku u dëmtua HEC-i i Sasaj-t në Lukovë. Kontrolli i institucionit më të rëndësishëm auditues Shqiptar, pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme e cila solli dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike.

Mësohet se KLSH do auditojë edhe cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit.

Kontrolle do të ushtrohen edhe sa i takon institucioneve që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com