U përjashtuan nga amnistia, 50 të dënuar në burgun e Drenovës letër Çuçit dhe Bardhit

Disa të dënuar në burgun e Drenovës i kanë drejtuar një letër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe atij të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pas përjashtimit nga amnistia penale.

Në letrën drejtuar dy kryetarëve të grupeve parlamentare ata shprehin shqetësimin e tyre, se janë përjashtuar nga amnistia për shkak se janë dënuar nga GJKKO, ndërsa të tjerët që kanë të njëjtat vepra penale si këta, e përfitojnë.

Ata thonë se dënimet e tyre janë deri në 10 vite, duke vendosur krah emrave të tyre edhe akuzat për dënimet që janë kryesisht për trafik dhe kultivim droge dhe pastrim parash. Ndërsa sipas tyre të tjerë që janë dënuar për vrasje kanë përfituar nga amnistia.

Me këtë peticion, shkon në 50 numri i të dënuarve që kërkojnë të merren në konsideratë për të përfituar amnistinë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com