Pas aksidentit të regjistruar më herët në aksin nacional Pogradec-Lin, raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.
Një nga të plagosurit, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.