Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot (20 janar) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka qëndruar përreth dy orë.
Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Marinajt në SPAK, por vetë kryebashkiaku ka deklaruar para mediave se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.
“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh Marinaj.
Kujtojmë se një vit më parë, Paria Demokratike iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, i cili sipas demokratëve, akuzohej nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.