Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp nga arresti i shtëpisë, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme vendosi këtë masë.
Berisha sulmoi Prokurorët e SPAK, pasi u mor i pandehur për korrupsion pasiv.
“Kur ke bërë pazare me vrasësit, për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente vila, që me rrogën tënde nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, për shkollimin e fëmijëve apo për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar për të bërë jo prokurorin, por skllavin e tij dhe ke shitur çdo gjë njerëzore, dhe je zhveshur e shpërfytyruar nga morali njerëzor, t’i bëhesh më i ligë se padroni yt vrasës. Bëhesh më hajdut se hajduti, më vrasës së vrasësit. Të tillë janë anëtarët e organizatës kriminale SKAP. Janë monstra”, tha Berisha.
/a.r