Tre persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit, pasi ju merrnin para qytetarëve për parkim në hapësirat publike.
Policia bënë me dije se nisi procedim penal për personin me inicialet M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
“Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”. Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”-njofton policia.
/a.r