Mëngjesin e kësaj të enjteje familja, miqtë dhe të dashurit e saj do t’i thonë lamtumirën 41-vjeçares Gjeorgjia Murati në Agios Ioannis Prodromos, në Kalamaria të Selanikut.
Edhe vajza e saj 13-vjeçare do t’i japë lamtumirën nënës së saj në aktin e fundit të dramës, e cila tronditi mbarë Greqinë.
Ndaj dy të pandehurve për vrasjen e shqiptares u ngritën kallëzime penale për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, ndërprerje të shtatzënisë dhe grabitje, si dhe për armëmbajtje pa leje, të gjitha në bashkëpunim.
Deri në këtë moment partneri i saj 39-vjeçar pohon se nuk di asgjë për vrasjen, se ai ishte duke fjetur në atë moment.
Ndërkohë, shoku i tij thotë se nuk ka marrë pjesë në asnjë vrasje, qëllimi i tij ka qenë grabitja dhe për këtë arsye ka bashkëpunuar me 39-vjeçarin. Ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje në vrasjen e shqiptares.
Dy autorët e dyshuar të vrasjes pritet të kërkojnë falje para hetuesit mëngjesin e së shtunës.
/a.r