U kërcënua me armë në mes të Shkodrës, 32-vjeçari është djali i politikanit të njohur

Arlind Bushati, djalin e Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna.

Burime bëjnë me dije se personat që kanë kërcënuar të riun kanë qenë me skafandër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com