Mediat kanë siguruar fotot e dy prej katër personave të arrestuar sot nga Antidroga e Tiranës.
Demokrat Dylgjeri dhe Hyxhers Mete u arrestuan së bashku me Vladimir Kanin dhe Hyxhers Meten pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer drogë.
Këta persona që ishin nga qytete të ndryshme prej kohësh bashkëpunonin me njëri-tjetrin si furnizues të drogave të forta dhe të lehta.
Pasi policia ka arritur të mbledhë prova dhe përgjime që faktonin rolin e të tyre në fushën e narkotikëve, agjentët zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Lokacioni”, duke arrestuar 4 trafikantët në parkimin e një qendre tregtare në periferi të Tiranës.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se këta persona kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, në tregun e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit.