Burg pa afat vendosi Gjykata e Lezhës për dy personat që u arrestuan me mina me telekomandë në Rrëshen.
28-vjeçari Marjan Gjoka dhe 45-vjeçari, Ilir Gjoka u prangosën për veprën penale “mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Marjan Gjoka, sipas burimeve policore, u arrestua duke ecur në qytetin e Rrëshenit. Atij iu gjetën 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse c4”.
Ndërsa, personi tjetër u arrestua në lezhë.
Ai kishte 3 mina me telekomandë dhe po ashtu lëndë plasëse, eksploziv për shpërthim në distancë me telekomandë. Policia ka dyshime ata furnizonin grupet kriminale për kryerjen e atentateve.
/a.r