Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane për drogë. Shqiptari u ndalua për një kontroll në makinë mes Fossalta dhe Noventa di Piave, me të cilin ndodhej dhe një shtetas italian.
Pasi policia iu gjeti dy doza kokainë, u ushtrua një kontroll edhe në shtëpinë e të dyve, ku u gjetën dhe sekuestruan një kilogram hashash, dy peshore precize dhe 450 euro cash.
39-vjeçari u arrestua dhe u dënua me shtatë muaj burg, me kusht me detyrim për të kryer njëqind orë punë në dobi të përgjithshme.
/a.r