U hodh nga Ura e Bahçallëkut, shpëtohet i moshuari nga dy efektivë policie

Dy efektivët e policisë vendore të Shkodrës, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, të cilët pak kohë më parë shpëtuan një qytetar në ujërat e lumit Buna në Shkodër, duke marrë përgëzimet e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe shumë qytetarëve, shpëtuan nga mbytja në ujë një tjetër shtetas.

Një 83-vjeçar u hodh nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, por ndërhyrja e efektivëve përmes një varke bëri të mundur shpëtimin e menjëhershëm të shtetasit të moshuar, shkruan A2

Ja se çfarë shkruan policia në njoftmin e saj: “U hodh në lumin Drin për t’u vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83-vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83-vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin. Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com