Pas vdekjes së Fotaq Zaharisë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgjet e vendit.
Mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë.
Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit të burgut të Rrogozhinës, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.
Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.
Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve njoftoi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje, Komisariatin e Policisë Rrogozhinë, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit.
/a.r
Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia, “i forti” i Vlorës `97