Një 43-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në Largo da Vinci, në lagjen San Paolo të Romës.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e gjetën të shtrirë shqiptarin në asfalt, me njolla gjaku aty pranë.
43-vjeçari, shtetas shqiptar, ka marrë një dëmtim në kokë, i cili sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia në bashkëpunim me agjentët e qarkut Colombo, ka humbur jetën pas një goditje mundur të ndiqet nga një goditje në asfaltin e rrugës.
Sipas mediave italiane shqiptari ka humbur ekuilibrin dhe ka ndërruar jetë.
/a.r