U gjet i vdekur në makinë, zbulohet shkaku që i mori jetën 47-vjeçarit në Korçë! Kush ishte gruaja që e shoqëronte

Të tjera detaje kanë dalë pasi një 47-vjeçar në Korçë është gjetur i vdekur në makinën e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai ndodhej në automjet bashkë me një 37-vjeçare, me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Po ashtu bëhet me dije se ai dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e hipertensionit, ndërkohë që 37-vjeçarja është arrestuar për ‘prostitucion’.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com