Vajza e cila u gjet e vdekur të premten, më 5 prill, në një kishë të rrënuar në malet e La Salle, në luginën e Aosta, raportohet se është një 22-vjeçare franceze.
Ajo është identifikuar nga disa të afërm të cilët janë marrë në pyetje nga policia.
Kërkimi për vrasësin e vajzës është fokusuar tek një djalë, i lindur në Itali por me origjinë egjiptiane. I riu mësohet se ishte me viktimën ditët para krimit.
Një dëshmitar ka treguar se tre ditë para zbulimit të trupit, ai kishte rastisur me 22-vjeçaren e cila ishte me një djalë që fliste italisht, por që nuk ishte italian.
Sipas dëshmitarit të dy po kërkonin një supermarket për të bërë disa pazare.
Nga autopsia rezulton se vdekja ka ndodhur për shkak të hemorragjisë së shkaktuar nga goditjet me thikë.
Vdekja e të resë mund të datojë në periudhën nga fundi i marsit deri në ditët e para të prillit, pasi është është e vështirë të tregohet data e saktë, duke qenë se temperaturat relativisht të ulëta të atyre ditëve kanë ruajtur trupin mirë./m.j