U gjet buzë rrugës nga policia, zbulohet identiteti i viktimës së aksidentit në Pogradec (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë.

Policia sqaron se një automjet ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Leshnicës” dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

“Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

A2 CNN mëson sakaq se trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në anë të rrugës nga uniformat blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com