Një grua 67-vjeçare ka vdekur në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë në det këtë të shtunë, raporton A2 CNN.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen nr. 13 Durrës, njoftoi policia.
Shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67-vjeçares.