U evakuuan 33 familje/ 180 mm shi për 3 orë, mblidhet shtabi i Emergjencave në Vlorë

Për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq në është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë, Robert Skëndaj.

I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë. Sipas autoriteteve, pjesë e takimit sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion, raporton A2.

Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta, u tha në takim.

Më herët kryebashkiaku Dredha deklaroi se ishin evakuuar mbi 30 familje të cilat do të strehoheshin në konviktet e mjekësisë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.

Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com