‘U endëm 2 orë në ajër’, dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

Aykhan Bayramzada është një nga 29 të mbijetuarit nga rrëzimi i aeroplanit të Azerbajxhan Airlines në Kazakistan të mërkurën, ku humbën jetën 38 persona.

Ai ka dhënë një deklaratë për mediat vendase në lidhje me rrëzimin e avionit më 25 dhjetor.

‘Ishte hera ime e parë që udhëtoja me avion, por nuk shkoi siç duhej. Mbaj mend që pilotët tentonin të zbrisnin avionin në pistë, disa herë, por nuk mundeshin. Ne e ndjemë se diçka nuk po shkonte mirë, ekuipazhi na lajmëroi se duhet të bënim një ulje emergjent”, tha Bayramzada.

Sipas të dhënave të marra, pavarësisht kërkesave te pilotit për ulje emergjente, avioni i dëmtuar nuk është lejuar të zbresë në aeroportet ruse, dhe është urdhëruar të fluturojë përmes detit Kaspik në drejtim të Aktau.

Aeroportet e Makhachkala dhe Mineralnye refuzuan avionin, dhe sistemet elektronike ruse bllokuan komunikimin me kullat e kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com