Mbrëmjen e sotme, Endrik Beba, u eliminua prej garës së ‘BBV3’.
Edhe pse kishte pak kohë që u bë pjesë e këtij formati, publiku vendosi ta eliminojë atë.
Në komentet e para pas daljes nga shtëpia, Endriku ka thënë se zgjodhi të mos luftojë kundër disa banorëve, ashtu sikurse ata vepruan ndaj tij.
Teksa ishte duke dalë prej shtëpisë, Ledioni e pyeti lidhur me konkurrentin që Endriku bën tifo dhe ai u përgjigj: Gracianon.
Pasi mbërriti në studio Ledioni i tha: Më bëri shumë përshtypje kur the: ‘Unë bëj tifo për Gracianon.’ Më doli një “bravo” sepse nuk e prisja.
Endriku: Fillimisht unë bëja tifo për Merin, por ajo pati një mërzitje për mua aty. Më tradhëtoi pak, por…Pastaj Graciano, ai ka qenë personi I parë me të cilin unë pata një debat sapo hyra në shtëpi. Por unë besoj në meritokraci, jo të bërin gjelin dhe Graciano ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë. Dhe mbi të gjitha nuk ofendon kurrë.