U ekzekutua me breshëri plumbash, del fotoja e Lulzim Vishës

Personi që shihni në foton më sipër është 48 vjeçari Lulzim Visha, i cili u ekzekutua të Premten në Zall Mner të Tiranës. Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.

Lidhur me vrasjen e tij, Policia ka vënë sot në pranga 37 vjeçarin Eduart Lami (i dyshuar si bashkëpunëtor në krim) dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Ervis Lami. Janë kryer kontrolle në banesën e këtij të fundit në Kamzë ku janë gjetur armë, gëzhoja e municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”. Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç. Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi  E.L 37 dhe E.L 31 vjec”, njoftoi Policia më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com