U dhunua nga të rinjtë grekë në Kalives, kush është shqiptari që ndërroi jetë

Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në Kalives të Greqisë, pas sherrit mes disa të rinjve.

Orgito Lloci, 20 vjeç është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com