U dërgua në spital për ndihmë, ndërron jetë e moshuara norvegjeze në Durrës

Një 83-vjeçare, banuese në Norvegji është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndihmës së parë, ajo ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

“Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares” njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com